Bota

“I kemi zbuluar”, shokon shkencëtari britanik: Kemi të dhëna se alienët ekzistojnë

Ai shpjegoi se e mori këtë informacion nga një kontakt në Breakthrough Listen, një iniciativë e financuar privatisht nga Mark Zuckerberg që synon të gjejë prova të qytetërimeve përtej Tokës

I.F
“I kemi zbuluar”, shokon shkencëtari britanik: Kemi të
Foto ilustruese

LONDËR- A ekzitojnë vërtet alienët? Epo mesa duket erdhi koha që të mësojmë përgjigjen e kësaj pyetje. Shkencëtari Simon Holland tha për median britanike “Mirror” se dy skuadra me shkencëtarë kanë nisur studimet dhe pritet të publikojnë të dhënat për të konfirmuar ekzistencën e jetës jashtëtokësore në univers.

“Ne kemi zbuluar inteligjencë jashtëtokësore jo-njerëzore në galaktikën tonë dhe askush nuk është lajmëruar për këtë”, tha Holland për gazetën britanike.

Ai shpjegoi se e mori këtë informacion nga një kontakt në Breakthrough Listen, një iniciativë e financuar privatisht nga Mark Zuckerberg që synon të gjejë prova të qytetërimeve përtej Tokës. Ai beson se njoftimi mund të bëhet muajin e ardhshëm, ndoshta për të përkuar me zgjedhjet në SHBA. Ai pretendon se astronomët e përfshirë në projektin me bazë në Oksford kanë prova të qarta të ekzistencës së jetës jashtëtokësore.

“Ata gjetën një nënshkrim teknologjik jo-njerëzor disa vite më parë duke përdorur teleskopin Parkes në Australi”, tha Holland.

Pretendime të tilla ekstreme kërkojnë prova të forta dhe ekipi, i financuar nga miliarderët Mark Zuckerberg dhe Yuri Milner, po përpiqet të mbledhë më shumë prova për të mbështetur zbulimin e tyre që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit.

Kina mund të na e kalojë!

Holland tha se edhe Kina ka informacione rreth zbulimit dhe mund të publikojë të dhënat para SHBA-s. Koordinatat e objektit të synuar, i quajtur BLC-1, besohet se janë të njohura edhe për shkencëtarët kinezë dhe dy skuadrat po konkurrojnë për të qenë të parët që do të bëjnë njoftimin e madh.

Astronomët kanë qenë të ngazëllyer nga zbulimet e mundshme "jashtëtokësore" në të kaluarën, por burimi i tyre nuk është identifikuar kurrë. Këtë herë Holland mendon se gjërat janë ndryshe.

“Do të ishte mirë nëse do të publikimi i informacionit do të përkonte me zgjedhjet në SHBA”, tha ai me shaka.

Shkencëtarët janë treguar jashtëzakonisht të kujdesshëm përpara se të bëjnë njoftimin, por Holland beson se ai mund të publikohet qoftë nga Breakthrough Listen në Oxford ose nga ekipi kinez, në çdo kohë në muajin e ardhshëm ose më shumë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB