
SLLOVAKI- Një qen që drejton një makinë në Sllovaki është kthyer në foton më të komentuar të rrjetit orët e fundit. Në pamjet e filmuara nga një kamer sigurie në rrugë shihet një qen, i ulur në sediljen e shoferit duke i dhënë një “Skoda”.
Sipas Policisë automjeti ishte duke udhëtuar me 11 km/orë në një rrugë fshati. Drejtuesi i mjetit është gjobitur ndërsa në dëshminë e tij ai ka rrëfyer se nuk ishte qeni “shofer” por ai.
Shoferi pretendon në një moment qeni i tij kapërcyer nga sedilja e pasagjerit në prehrin e tij. Sipas një studimi ka rezultuar se shoferët që kanë një kafshë shtëpiake në makinë janë më të predispozuar të humbasin vëmendjen gjatë drejtimit të mjetit./Zëri