
BEOGRAD- Ish-nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Milan Radoiçiç po merret në pyetje. Radoiçiç, i cili është vetëdeklaruar si organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, është marrë në pyetje këtë të shtunë nga ora 10:00 nga autoritetet serbe.
Sipas mediave serbe, Radoiçiç ka shkuar në godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ta dhënë qëndrimin e tij lidhur me çfarë ndodhi mëngjesin e të dielës.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator?
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe. Pritet që të dorëzohet dhe të merret nën hetim, ndërkohë vila e tij në Kosovë është kontrolluar për prova./Zëri.ai