Bota

Princi Harry bën shaka për Mbretin Charles: Babi im pilot...u tmerrova

Princi Harry ka bërë shaka se si mbeti 'i tmerruar' kur babai i tij hipi në kabinën e helikopterit gjatë fluturimit të tij të parë.  

f.t
Princi Harry bën shaka për Mbretin Charles: Babi im pilot...u tmerrova
MBRETI CHARLES DHE PRINC HARRY

BRITANI E MADHE- Raporti i tyre nuk mund të jetë ai më i miri mes një babai dhe një djali, por Princi Harry kishte diçka të këndshme për të thënë në lidhje me aftësitë pilotuese të babait të tij Mbretit Charles në Living Legends of Aviation Awards. Dailymail shkruan se Princi ka treguar eksperiencën e tij të parë të fluturimit me babin e tij.

Princi Harry ka bërë shaka se si mbeti 'i tmerruar' kur babai i tij hipi në kabinën e helikopterit gjatë fluturimit të tij të parë. Princi Harry doli i vetëm për t’u rrëfyer në Living Legends of Aviation në Beverly Hills dhe komenti erdhi kur organizatori i ngjarjes John Travolta e pyeti për përvojën e tij të parë të fluturimit.

“Mendoj se isha ndoshta 7 ose 8 vjeç, Wessex Helicopter, dhe u hodha në të shumë i emocionuar. Dhe më pas babai im u hodh pas kontrolleve dhe unë u tmerrova”, tha Princi Harry në pamjet e fansave të shpërndara në X, ndërsa audienca qeshi.

Princi Harry shërbeu si pilot helikopteri gjatë dekadës së tij në Ushtrinë Britanike, duke kryer misione stërvitore në SHBA, MB dhe Australi, si dhe në misione luftarake në Afganistan./ZËRI

Poll

MOS HUMB