Bota

Kurti foto me Ramën dhe kreun e Aleancës për Shqiptarët: Të jemi krah njëri-tjetrit!

Kurti ka theksuar se shqiptarët duhet të jenë krah njëri-tjetrit.

f.t
Kurti foto me Ramën dhe kreun e Aleancës për Shqiptarët:
EDI RAMA, ALBIN KURTI DHE ARBEN TIVARI

SHKUP- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas samitit në Shkup me liderët e vendeve të rajonit dhe zyrtarë të BE-së, ka publikuar foto me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Tivarin.

Në postimin e tij në Facebook, Kurti ka theksuar se shqiptarët duhet të jenë krah njëri-tjetrit. Me foto krah Ramës, Kurti shkruan se shqiptarët e kanë të qartë orientimin euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave të ndryshme.

"Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”- shkruan Kurti.

Poll

MOS HUMB