
ITALI- Karabinierët italianë të Tenenzas të Guidonia Montecelio kanë përfunduar një hetim që kulmoi me arrestimin e një shtetasi rumun 36-vjeçar. Mediat italiane shkruajnë se gjithçka nisi shtatorin e kaluar kur policia sekuestroi 50 gramë kokainë në shtëpinë e një gruaje shqiptare.
Në ditët në vijim, zhvatësi i dyshuar, 36-vjeçari rumun, iu paraqit gruas duke pretenduar se ishte pronari i drogës dhe kërkoi kthim të menjëhershëm ose rimbursim financiar.
Duke mos besuar se lënda ishte sekuestruar nga autoritetet, 36-vjeçari më pas e kërcënoi gruan me vdekje.Më vonë ai dërgoi bashkëpunëtorët me paralajmërimin se nëse nuk e kthente drogën, do të rrëmbenin djalin 3-vjeçar të shqiptares. Denoncimi i gruas çoi në një hetim të thelluar, duke çuar në identifikimin e të dyshuarit, tashmë të njohur për precedentë të veçantë.
Rumuni u arrestua dhe u transferua në burgun Rebibbia të Romës, në pritje të fazave të mëpasshme të procedimit gjyqësor./ZËRI