Bota

TERROR në SHBA/ 23-vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe vret 8 persona

Nance, u qëllua për vdekje pranë qytetit Natalia në Teksas gjatë një konfrontimi me forcat e policisë, të cilat ishin ngritur në këmbë për kapjen e tij.

f.t
TERROR në SHBA/ 23-vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme
Romeo Nance

SHBA- Arratia e 23-vjeçarit Romeo Nance, një i armatosur, i cili akuzohej për vrasjen e 8 personave që u regjistruan në zona të ndryshme të qytetit Joliet të Illinois, fundjavën e kaluar ka marrë fund. 

Nance, u qëllua për vdekje pranë qytetit Natalia në Teksas gjatë një konfrontimi me forcat e policisë, të cilat ishin ngritur në këmbë për kapjen e tij.

23-vjeçari i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël. 7 nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën. Në një deklaratë, departamenti i policisë Joliet tha se Nance ishte pikasur nga Marshallët e SHBA pranë Natalias rreth orës 20:30. Motivi i sulmit nuk është bërë menjëherë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat./ZËRI

Poll

MOS HUMB