Bota

Izolohet sërish Alexei Navalny, nuk e tha emrin e tij në mënyrën e duhur

Kritiku i Kremlinit burgoset në Arktik.

k.m.
Izolohet sërish Alexei Navalny, nuk e tha emrin e tij  në
Alexei Navalny

RUSI- Alexei Navalny, i cili mbahet në një burg në Arktik, u vendos në izolim për 10 ditë. Kjo pasi sipas përfaqësuesit të tij, ai nuk e ka deklaruar emrin e tij në mënyrën e duhur te një roje. Navalny, tani 47 vjeç, ka qenë një kritik i Kremlinit tani është transferuar në një burg që ndodhet rreth 60 km në veri të Rrethit Arktik.

Kira Jarmis, zëdhënësja e tij, tha dje vonë në platformën "X" se ishte hera e 25-të e Navalny në izolim, ose ndryshe 283 ditë në kushte të mjerueshme.

Navalny është dënuar të qëndrojë në burg deri në moshën 74-vjeçare edhe pse pretendon se akuzat ndaj tij janë të sajuara, me qëllim që ta mbajnë larg jetës politike. Dje, ai tha se është i detyruar të dëgjojë një këngëtar pop, një mbështetës të Vladimir Putinit, çdo mëngjes në orën 5, para se të dëgjojë himnin kombëtar rus./ZËRI

Poll

MOS HUMB