Bota

Stuhia Ciaran, jepet ALARMI në Britani e Francë

Sipas meterologëve, stuhia pritet të godasë veçanërisht Britaninë dhe Francën, ndërsa pritet të prekë gjithashtu Spanjën, Portugalinë dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe qendrore.

Zeri
Stuhia Ciaran, jepet ALARMI në Britani e Francë
Foto ilustruese

BRITANI- Një stuhi e forte pritet të godasë Evropën veriperëndimore të mërkurën dhe të enjten, duke shkaktuar erëra të forta, dallgë të mëdha në bregdet, reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Alarmi është dhënë nga Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar, e cila e ka quajtur stuhia Ciarán.

Sipas meterologëve, stuhia pritet të godasë veçanërisht Britaninë dhe Francën, ndërsa pritet të prekë gjithashtu Spanjën, Portugalinë dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe qendrore.

Në Britani, stuhia mund të renditet ndër më të fortat në të dhënat që datojnë 200 vjet më parë. Paralajmërimet janë lëshuar për Irlandën e Veriut, Uellsin perëndimor dhe Anglinë jugore.  Pjesët jugore të Mbretërisë së Bashkuar po përgatiten për erëra të forta.

“Erërat shumë të forta veriperëndimore të lidhura me stuhinë Ciarán mund të prishin udhëtimin, shërbimet komunale dhe mund të shkaktojnë disa dëmtime strukturore”, paralajmëroi Zyra Met.

Stuhia do të kualifikohet si një "ciklon bombë" për shkak të forcimit të saj të shpejtë. Është e mundshme që një stuhi e dytë, shumë intensive do të pasojë dhe do të synojë të njëjtin rajon gjatë fundjavës. Ciaran pason stuhinë Babet, e cila shkaktoi pesë vdekje në Britani dhe Gjermani nga 18 deri më 21 tetor.

Babet solli sasi "të jashtëzakonshme" shiu dhe përmbytje të rënda në Skocinë lindore./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB