Bota

Plagoset 36-vjeçari shqiptar në Athinë, 6 gëzhoja në vendngjarje, autorët dyshohet se ishin 3

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja, ndërsa autorët e plagosjes dyshohet se kanë qenë 3

E.K
Plagoset 36-vjeçari shqiptar në Athinë, 6 gëzhoja në
Foto ilustruese

GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende, ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona. Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.

Detaje të reja pritet të zbardhen në orët në vijim.

Poll

MOS HUMB