
VATIKAN- Papa Françesku po kryeson meshën e Pashkëve të katolikëve në Vatikan. Siç dihet, dje Françesku nuk ka shkuar në Koloseum, për “Rrugën e Martirizimit”, me rekomandim të mjekëve, për shkak të bronkitit që po e mundon. Por gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, pasi mbrëmjen e sotme Papa hyri me karrocë me rrota në kishën e "Shën Pjetrit" dhe menjëherë më pas, sipas traditës përkatëse, pagëzoi tetë të konvertuarit e rinj. Ata janë katër italianë, dy koreanë, një japonez dhe një shqiptar.
Zëri i tij tingëllonte i vrazhdë dhe pa frymë, por ai lexonte të gjitha tekstet e përgatitura.
“Pashka është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, rilindja e shpresës nga rrënojat e dështimit. Është fuqia mbresëlënëse e Pashkëve. Është Zoti, Zoti i së pamundurës, që rrokullisi gurin dhe filloi të hapë varret tona, që shpresa të mos mbarojë kurrë,”- theksoi Françesku.
Në fund Papa nënvizoi se “në të njëjtën mënyrë mund të lëvizin gurët më të rëndë të vdekjes”, të dërrmohet edhe urrejtja, çnjerëzimi dhe egërsia e luftës”./ZËRI