Bota

Nostradamus dhe Baba Vanga "ranë dakord" me një parashikim të tmerrshëm për vitin 2025

Baba Vanga, e cila vdiq në 1996, paralajmëroi për një konflikt që do të "shkatërronte" kontinentin.

k.m.
Nostradamus dhe Baba Vanga "ranë dakord" me një parashikim
Nostradamus dhe Baba Vanga

EUROPË- Baba Vanga dhe Nostradamus të dy parashikojnë një fat të zi për Evropën në vitin 2025. Nostradamus, një astrolog dhe mjek francez i famshëm, i cili jetoi në vitet 1500 tha se Evropa do të përfshihej në "luftëra mizore". Në të njëjtin parashikim shtoi: Murtaja, do të jetë më e keqe se armiqtë.

Ndërsa Baba Vanga, e cila vdiq në 1996, paralajmëroi për një konflikt që do të "shkatërronte" kontinentin. Baba Vanga u verbua kur ishte e re parashikoi se Rusia do të dominonte globin.

"Të gjitha do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një mbetet i papreku. Lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë,"- tha Baba Vanga sipas mediave të huaja.

Profecia e Baba Vanga është një lajm i keq për Kamala Harris

Me zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2024 në linjë dhe votuesit që do të hedhin votat e tyre në kuti të martën që vjen, më 5 nëntor, fushata mes Kamala Harris të demokratëve dhe Donald Trump të republikanëve po nxehet. Harris po përpiqet të bëhet presidentja e parë femër, por Baba Vanga ka një parashikim të keq për 60-vjeçaren.

Ajo parashikoi më parë se Barack Obama do të bëhej presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve, por gjithashtu paralajmëroi se ai do të ishte edhe i fundit. Megjithatë, ndonjëherë ajo gabon. Ajo kishte parashikuar gjithashtu se Evropa do të shkatërrohej deri në vitin 2017 dhe do të shndërrohej në një shkreti. Por kjo nuk ka ndodhur!/ZËRI

Poll

MOS HUMB