Bota

Netanyahu i vendosur: Do ta ndalojmë programin bërthamor të Iranit edhe pa Trumpin

Madje ai deklaroi se ndalimi i programit bërthamor të Iranit do të bëhet edhe pa SHBA. 

F.I
Netanyahu i vendosur: Do ta ndalojmë programin bërthamor të
Benyamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraeli, Benyamin Netanyahu duket i vendosur për aksionin ushtarak kundër Iranit. Madje ai deklaroi se ndalimi i programit bërthamor të Iranit do të bëhet edhe pa SHBA. 

“Qëllimi ynë kryesor është të ndalojmë programin bërthamor të Iranit dhe të eliminojmë kërcënimin. Qëllimi i dytë është të ndalojmë kapacitetet balistike të Iranit. Nëse Trump do të marrë pjesë apo jo, kjo është zgjedhja e tij. Ai do të bëjë atë që është më mirë për Shtetet e Bashkuara. Unë do të bëj atë që është më mirë për Izraelin”, tha Netanyahu.

Shtëpia e Bardhë një ditë më parë njoftoi planin e Donald Trump për përfshirjen ose jo suhtarakisht kundër Iranit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha një ditë më herët se se Presidenti do ta marrë këtë vendim në dy javët e ardhshme. Sipas Trump, ka ende hapësirë për negociata me Iranin./ZËRI

Poll

MOS HUMB