
TEL AVIV – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar në TV kombëtar të Izraelit, se sulmi ndaj Hamasit dhe “terroristëve”, sapo ka filluar. Ai deklaroi se Izraeli po ndërmerr ofensive të ashpra dhe do e shkatërrojë Hamasin, deri në qelizën e saj të fundit.
Izraeli ka thirrur në luftë edhe rezervistët, ndërsa Netanyahu këmbëngul, se sulmi do të jetë kaq i madh, sa do të kujtohet ndër breza.
“Mizoritë e militantëve të Hamas nuk janë parë që nga mizoritë e ISIS-it. Fëmijët po ekzekutohen, së bashku me familjet e tyre. Të rinj dhe të reja janë qëlluar pas shpine për vdekje. Nuk mund të them detaje të tjera këtu”, deklaroi Netanyahu.
Netanyahu u shpreh se kushdo që ndodhet në zonën e Gazës që kontrollohet nga Hamasi, duhet të ikë. Ministri izraelit i Mbrojtjes ka dhënë urdhër për rrethim të plotë të Gazës, teksa tha se do të ndërpresë në zonë ujin, ushqimin dhe dritat. Hamasi paralajmëroi, se në rast se Izraeli sulmon shtëpi palestineze pa paralajmërim, do të ekzekutojë pengje.
Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë./Zëri.ai/