Bota

Gal Hirsch, kush është njeriu që duhet të shpëtojë pengjet izraelite?

Ai konsiderohet si një strateg ushtarak, por ka pasur edhe akuza për të për korrupsion

D.XH
Gal Hirsch, kush është njeriu që duhet të shpëtojë
Gal Hrich

TEL AVIV - Sqepi i ‘mjellmës së zezë’ është kthyer kundër Gal Hirsch. I konsideruar si një nga gjeneralët më novatorë dhe më efikasë kur ishte me uniformë, nëntë vjet më parë ai shkroi mbi teorinë ushtarake për revistën e forcave të armatosura dhe kishte zbatuar intuitën e matematikanit Nissim Taleb në taktikat izraelite.

«Kur përballesh me një armik që vepron në mesin e popullatës civile, duhet të zhvillojmë teorinë e mjellmën së zezë vdekjeprurëse, e cila vepron me dimensionin e pasigurisë, paligjshmërisë dhe çrregullimit, jashtë modeleve konceptuale të pranuara dhe të parashikueshme”, thotë teoria ushtarake.

Ngjarja e papritur, ajo e sulmit të Hamasit mbi Izraelin katër ditë më parë, e ka vështirësuar shumë situatën. Tani Hirsch, do të duhet të përpiqet të zbatojë një koncept tjetër: antifragjilitetin.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka besuar atij detyrën e koordinimit të ekipit që do të merret me të zhdukurit dhe të rrëmbyerit, me 130 pengje të mbajtura në Gaza, sipas llogarisë të bërë nga fondamentalistët palestinezë.

Kryeministri Netanyahu e kishte ngarkuar Hirsch me postin e shefit të policisë, që në vitin 2015.

Por, për Hirsch kishte akuza nga FBI-ja amerikane, se kishte korruptuar një ministër gjeorgjian për të marrë kontrata për kompaninë e tij të sigurisë, por edhe akuza për evazion fiskal në Izrael. Edhe pse i akuzuar, Gal Hirsch ishte një person me autoritetet në radhët e ushtrisë izraelite.

Hirsch kishte dështuar edhe në një rast, kur në kufi u vranë tre ushtarë izraelitë. Mirëpo, disa persona nga personeli brenda ushtrisë e kanë mbrojtur gjithmonë dhe e kanë konsideruar si një ushtarak që sakrifikon dhe strateg.

Ai tentoi të hynte në politikë me partinë e tij në vitin 2019, por dy vite më vonë deklaroi se kishte kancer. “Jam gati ta fitoj edhe këtë betejë”, deklaroi ai. Në jetën e tij, Gal Hrisch ka hasur shumë ‘mjellma të zeza’, tani duhet të përballet me më të errëtat.

Hamasi goditi Izraelin dhe vrau mbi 1 000 izraelitë, ndërsa Izraeli më pas vrau më tepër se 750 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB