Bota

Navi Pillay fiton Çmimi Nobel për Paqen 2026! Vlerësohet për kontributin në drejtësinë ndërkombëtare

Pillay është një prej figurave të njohura të drejtësisë ndërkombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke mbajtur edhe poste të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare. 

zh.ll
Navi Pillay fiton Çmimi Nobel për Paqen 2026! Vlerësohet
Navanethem "Navi" Pillay

SHBA- Gjyqtarja jugafrikane Navanethem "Navi" Pillay, 85 vjeç, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqe "për përpjekjet e saj për të promovuar paqen dhe të drejtën ndërkombëtare. Njoftimi u bë këtë të premte nga kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jørgen Watne Frydnes, i cili prezantoi vendimin për dhënien e çmimit.

"Pillay i mbajti shtetet dhe udhëheqësit kombëtarë përgjegjës dhe u solli shpresë viktimave të dhunës dhe konfliktit, si dhe demonstroi një busull të fortë morale gjatë karrierës së saj të gjatë. Një fije e përbashkët shkon nga puna e saj e hershme në mbrojtje të Nelson Mandelës dhe të tjerëve që u ngritën kundër aparteidit deri te shërbimi i saj si gjyqtare në disa nga çështjet kryesore gjyqësore ndërkombëtare të kohës sonë”, tha Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Pillay është një prej figurave të njohura të drejtësisë ndërkombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke mbajtur edhe poste të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare. 

Navi Pillay ishte kryetare e Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara mbi Territorin e Pushtuar Palestinez, i cili arriti në përfundimin vitin e kaluar se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza. 

"Nobel për Paqen" u jepet çdo vit individëve ose organizatave të njohura për kontributet e tyre në paqe.

Çmimi Nobel për Paqen është i pesti që jepet këtë javë, pas atij në letërsi, kimi, fizikë dhe mjekësi. Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e fitoi në vitin 2025.

Çmimi Nobel për Paqen, me vlerë 12 milionë kurona suedeze, ose rreth 1.2 milionë dollarë, do të ndahet në Oslo më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez Alfred Nobel, i cili themeloi çmimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB