
SHBA- Një grua nga Atlanta po bëhet masivisht virale në internet për rrëfimin e saj. Gruaja, duke postuar në llogarinë @reesamteesa në TikTok, ka grumbulluar miliona shikime në një video që e ka ndarë në 52 pjesë (po, e keni lexuar mirë) TikTok duke rrëfyer marrëdhënien nga fillimi në fund. Titulli "Me kë dreqin u martova?", intrigoi miliona njerëz dhe është bërë viral, aq sa me humor kërkohet që të kthehet në një serial në Netflix.
52 videot, nga 10 minuta secila, tregojnë, në detaje, historinë e martesës së Teesa-s me një burrë që ajo pretendon se ishte një "narcisist" dhe "gënjeshtar patologjik", megjithëse ajo pranon se as ai kurrë nuk u diagnostikua zyrtarisht si i tillë. Ajo rrëfen të gjithë historinë e martesës së saj 5-mujore, e cila dyshohet se ishte plot me të papritura. Historia e Teesa-s fillon në mars 2020, vetëm disa javë para se Amerika të hynte në shtetrrethimin e parë të koronavirusit. Ajo thotë se u takua me ish-burrin e saj, të cilin e quajti "L", në "Facebook Dating" dhe shumë shpejt u apasionua pas tij.
Të dy ranë dakord se po kërkonin diçka serioze dhe pas disa takimesh, Teesa mësoi se "L" ishte i pasur pasi ishte zëvendëskryetar i një kompanie të njohur erëzash. Vetëm dy javë më vonë, COVID-i ndodhi dhe të dy vendosën të karantinoheshin së bashku në shtëpinë e Teesa-s. Tessa mbeti shtatzënë brenda disa muajsh, por fatkeqësisht e humbi foshnjën. Megjithatë, ata u martuan në janar të vitit 2022. Në muajt në vijim, Teesa zbuloi se "L" nuk ishte zëvendëspresidenti i kompanisë së erëzave që pretendonte se ishte dhe mësoi se ai kishte falsifikuar dokumente ligjore, kishte gënjyer për numrin e tij të sigurimeve shoqërore, kishte krijuar deklarata false bankare; madje kishte dhe precedentë penale. Më shokues ishte zbulimi se "L" kishte një vëlla binjak, për të cilin Tessa nuk e dinte, jetën e të cilit po përpiqej që të portretizonte.
Dyshja u divorcuan në qershor të atij viti. Ajo thotë se që atëherë ka punuar shumë për të falur veten që u mashtrua nga tashmë, ish-bashkëshorti i saj./ZËRI