Bota

Dhunoi dhe i dha ilaçe të dashurës që të ndërpriste shtatzëninë, arrestohet 27-vjeçari

27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar

E.K
Dhunoi dhe i dha ilaçe të dashurës që të
Dhune

GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Zakynthos, pasi ndërpreu me dhunë shtatzëninë e të dashurës së tij 19-vjeçare.

Sipas merdias greke ERT, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.

Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.

Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijen e ka abortuar.

Pas një denoncimi, persona të Drejtorisë së Policisë së Zakynthos arrestuan dje, të mërkurën, 27-vjeçarin, i cili do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhe me dije ende, ndërkohë që ai do të përballet tashmë me akuza të rënda./ZËRI

Poll

MOS HUMB