Bota

Policia gjermane, pjesë e operacionit të Europol kundër trafikut të njerëzve

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se operacioni u zhvillua mëngjesin e së mërkurës në North Rhine Westphalia, Hesse, Bavari dhe Schleswig-Holstein kishte për qëllim ekzekutimin e disa urdhër-arresteve evropiane.

a.l
Policia gjermane, pjesë e operacionit të Europol kundër trafikut
Policia gjermane

GJERMANI- Europol ka zhvilluar një mega-operacion kundër trafikimit të qënieve njerëzore, ku ka marrë pjesë edhe policia gjermane. 

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se operacioni u zhvillua mëngjesin e së mërkurës në North Rhine Westphalia, Hesse, Bavari dhe Schleswig-Holstein kishte për qëllim ekzekutimin e disa urdhër-arresteve evropiane.

Ministria gjermane tha se gjithashtu morën pjesë edhe autoritetet policore në Francë dhe Belgjikë. Të dyshuarit thuhet se kanë qenë të përfshirë në kontrabandën e njerëzve nëpër Kanalin anglez, shkruajnë mediat e huaja. 

Zëdhënësi njoftoi se operacioni u përqendrua në shtetin gjermano-perëndimor të Rhine-Vestfalisë. Europol konfirmoi se operacioni përfshinte disa vende evropiane. 

Poll

MOS HUMB