Bota

Von der Leyen: Nëse rizgjidhem në krye të KE-së do mbështes integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Deklarata e Von der Leyen vjen pasi ajo u pyet nga gazetarët nëse zgjerimi i BE-së me Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor do të jetë ndër prioritetet e saj, nëse merr një tjetër mandat në krye të KE-së.

E.K
Von der Leyen: Nëse rizgjidhem në krye të KE-së do
Ursula Von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisonit Europian Ursula Von der Leyen ka deklaruar këtë të mërkurë se nëse rizgjidhet sërish në krye të Komisionit Europian, do të punojë për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në Union. Deklarata e Von der Leyen vjen pasi ajo u pyet nga gazetarët nëse zgjerimi i BE-së me Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor do të jetë ndër prioritetet e saj, nëse merr një tjetër mandat në krye të KE-së.

“Është mirë të shihet se si Ballkani Perëndimor, por edhe, për shembull, Ukraina dhe Moldavia, po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbatuar reformat e nevojshme dhe për të ecur përpara drejt Bashkimit Evropian. Pra, natyrisht, në mandatin e ardhshëm të mundshëm, do të më gjeni si një mbështetëse të fortë të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

Ursula Von der Leyen ka deklaruar dhe më herët se synon të marrë një tjetër mandat në krye të Komisonit Europian. Von der Leyen thuhet se për këtë kandidim ka marrë dhe mbështetjen e CDU-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB