Bota

Kush është Visar Avdyli, i arrestuar në Kosovë? Nga akuzat për vrasje në Oslo tek përfshirja me ISIS

Ata ishin dënuar për bashkëpunim e lidhje me organizatën terroriste ISIS, atje ku kishte humbur jetën edhe vëllai tjetër i tyre, Egzon Avdyli.

E.K
Kush është Visar Avdyli, i arrestuar në Kosovë? Nga akuzat
Visar Avdyli

KOSOVË- Visar Avdyli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Norvegjisë për vrasje, është arrestuar në Ferizaj. Ai kërkohej për një vrasje të ndodhur në vitin 2021 në Oslo, ku i vrarë mbeti Hamse Adan. Më herët për ngjarjen ishte arrestuar vëllai i tij Valon Avdyli, ky i fundit u kap në Turqi. Dy vëllezërit kishin të kaluar kriminale. Ata ishin dënuar për bashkëpunim e lidhje me organizatën terroriste ISIS, atje ku kishte humbur jetën edhe vëllai tjetër i tyre, Egzon Avdyli.

NJOFTIMI I POLICISË:

Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale "vrasje" të kryer në Oslo më 07.10.2021. Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.

Dy vëllezërit kanë qenë të dënuar dhe më parë për terrorizëm në Norvegji. Në vitin 2016, dy vëllezërit u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas seksionit të ri të terrorizmit. Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua se kishte tentuar t'i ofronte mbështetje materiale ISIS-it përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit./ZËRI

Poll

MOS HUMB