Bota

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kërkojnë Iranit të mos bëjë veprime

Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran,

f.g
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kërkojnë Iranit
Foto ilustrim

EUROPE- Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke thënë se i bëjnë thirrje Iranit të angazhohet në negociata që çojnë në një marrëveshje që adreson të gjitha shqetësimet që lidhen me programin e tij bërthamor.

Të tre vendet gjithashtu i kërkuan Iranit "të mos ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm që mund të destabilizojë rajonin", duke shtuar:

"Ne kemi qenë vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore dhe nuk mund të përbëjë më kërcënim për sigurinë rajonale", thuhet në deklaratë, raporton The Guardian. 

Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, ku SHBA në orët e para të mëngjesit të së dielës (22 qershor 2025), lëshoi bombarduesit amerikanë B-2, dhe bomba shkatërruese, të cilat përdoren për herë të parë nga ana e SHBA-ve. SHBA deklaron se ka shkatërruar objektet kryesore bërthamore të Iranit, ndërkohë që Reuters raportoi se Irani pretendon se e ka zhvendosur uraniumin pak përpara sulmit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB