
IRAN-Një këshilltar i udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha të dielën se vendi ende kishte rezervat e tij të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve nga Shtetet e Bashkuara në vendet kryesore bërthamore.
“Edhe nëse objektet bërthamore shkatërrohen, loja nuk ka mbaruar, materialet e pasuruara, njohuritë vendase, vullneti politik mbeten”, tha Ali Shamkhani në një postim në X.
Ai shtoi se “iniciativa politike dhe operacionale tani është me palën që luan me zgjuarsi, shmang sulmet e verbëra. Surprizat do të vazhdojnë!”
Reagimi vjen disa orë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, ku SHBA në orët e para të mëngjesit të së dielës (22 qershor 2025), lëshoi bombarduesit amerikanë B-2, dhe bomba shkatërruese, të cilat përdoren për herë të parë nga ana e SHBA-ve. SHBA deklaron se ka shkatërruar objektet kryesore bërthamore të Iranit, ndërkohë që Reuters raportoi se Irani pretendon se e ka zhvendosur uraniumin pak përpara sulmit./ZËRI