Bota

Mbështeti Kamala Harris, Trump u kërkon mbështetësve të bojkotojnë koncertet e Bruce Springsteen

Këngëtari i këngës "Born in the USA" nisi një turne të shtunën në Minneapolis, Minesota, epiqendra e masave të qeverisë amerikane kundër imigracionit në fillim të këtij viti dhe një vatër e opozitës ndaj presidentit republikan.

I.F
Mbështeti Kamala Harris, Trump u kërkon mbështetësve të
Bruce Springsteen

WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje sot mbështetësve të tij të bojkotojnë koncertet e Bruce Springsteen, në një tjetër përballje të nxehtë me yllin e rokut, të cilin e quajti një “kumbull të thatë”.

“Bruce Springsteen, ky këngëtar i lig dhe shumë i mërzitshëm, i cili duket si një kumbullë e thatë dhe që mban qartë shenjat e një operacioni plastik të dështuar, ka vuajtur prej kohësh nga një sindromë e tmerrshme dhe e pashërueshme e çrregullimit anti-Trump. Mbështetësit e Trump duhet të bojkotojnë koncertet e tij të tmerrshme dhe me çmime të tepërta”, shkroi presidenti amerikan në një mesazh të publikuar në platformën e tij Truth Social.

Mbështeti Kamala Harris, Trump u kërkon mbështetësve të
Postimi i Trump

Këngëtari i këngës "Born in the USA" nisi një turne të shtunën në Minneapolis, Minesota, epiqendra e masave të qeverisë amerikane kundër imigracionit në fillim të këtij viti dhe një vatër e opozitës ndaj presidentit republikan.

Gjatë protestave "No Kings", artisti amerikan sulmoi ashpër Donald Trump, duke e quajtur atë "të korruptuar, të paaftë, racist, të papërgjegjshëm dhe tradhtar".

Më pas ai performoi këngën e tij "Streets of Minneapolis" para turmës, të cilën e shkroi në kujtim të Renee Goode dhe Alex Pretty, të cilët u qëlluan për vdekje nga agjentët federalë gjatë bastisjeve të imigracionit. Turneu i tij amerikan "Toka e Shpresës dhe Ëndrrave" pritet të vizitojë rreth 20 qytete amerikane deri më 27 maj.

Springsteen kishte mbështetur demokraten Kamala Harris gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. Çmimet e biletave për koncertet e turneut të tij variojnë nga 150 dollarë deri në më shumë se 2,000 dollarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB