Bota

LUFTA/ Bisedimet për armëpushim në Gazë përfundojnë pa sukses

Hamasi ka prezantuar një propozim që ndërmjetësit do ta diskutojnë me Izraelin ditëve të ardhshme.

f.t
LUFTA/ Bisedimet për armëpushim në Gazë
FOTO ILUSTRUESE

IZRAEL- Negociatat që synojnë ndërmjetësimin e një armëpushimi në luftën Izrael-Gaza duket se kanë ngecur, disa ditë përpara një afati jozyrtar të fillimit të Ramazanit. 

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti me javë të tëra ishin angazhuar për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje përmes të cilës Hamasi do të lironte rreth 40 pengje në këmbim të një armëpushimi gjashtë javësh, lirimit të disa të burgosurve palestinezë dhe futjes së ndihmave për t’iu përgjigjur katastrofës humanitare në Rripin e Gazës.

Dy ditë bisedime midis Hamasit dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtarë në kryeqytetin egjiptian, Kajro, nuk kanë dhënë ndonjë përparim të rëndësishëm, thanë zyrtarët palestinezë, pasi Izraeli refuzoi të dërgonte një delegacion në raundin e fundit të negociatave, shkruan The Guardian.

Dy zyrtarë të Egjiptit njoftuan se raundi i fundit i diskutimeve ka përfunduar. Ata thanë se Hamasi ka prezantuar një propozim që ndërmjetësit do ta diskutojnë me Izraelin ditëve të ardhshme.

Hamasi ka kundërshtuar lirimin e rreth 100 pengjeve që po mban, dhe kthimin e kufomave të rreth 30 të tjerëve, nëse Izraeli nuk e ndërpret ofensivën, nuk tërhiqet nga Gaza dhe nuk liron një numër të madh të burgosurish palestinezë, përfshirë militantë të lartë që po vuajnë dënim të përjetshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB