Bota

Bandat e Haitit tentojnë të pushtojnë aeroportin e kryeqytetit

Qëllimi i bandave është të parandalojnë kthimin në Haiti të kryeministrit Ariel Henry, i cili besohet të jetë jashtë vendit.

f.t
Bandat e Haitit tentojnë të pushtojnë aeroportin e kryeqytetit
FOTO ILUSTRUESE

HAIT- Banda të armatosura rëndë u përpoqën të merrnin kontrollin e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Haitit, duke shkëmbyer të shtëna me policinë dhe ushtarët pas arratisjeve masive nga dy burgjet më të mëdha të vendit.

Dëshmitarët raportuan se dëgjuan të shtëna në afërsi të aeroportit Toussaint Louverture ndërsa forcat e sigurisë u përleshën me njerëz të armatosur, sipas BBC. Qëllimi i bandave është të parandalojnë kthimin në Haiti të kryeministrit Ariel Henry, i cili besohet të jetë jashtë vendit.

Dhuna është rritur në mungesë të tij me bandat që kërkojnë dorëheqjen e tij. Henry u largua nga Haiti javën e kaluar për të marrë pjesë në një samit rajonal në Guajana. Nga atje, ai udhëtoi për në Kenia për të nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e një force policore shumëkombëshe në Haiti. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB