Bota

Llogari bankare dhe apartamente! Mësoni pasurinë e Vladimir Putin

Presidenti rus ka 10 llogari bankare, ku gjenden 560 mijë euro.

D.XH
Llogari bankare dhe apartamente! Mësoni pasurinë e Vladimir Putin
Vladimir Putin

MOSKË - Të ardhurat totale të Putinit për gjashtë vjet arritën në pak më shumë se 67 milionë rubla, ose më pak se 700,000 euro. Sipas të dhënave të KQZ-së, Putin zotëron një apartament prej 77 metrash katrorë dhe një garazh prej 18 metrash katrorë në vendlindjen e tij në Shën Petersburg, si dhe tre makina - një GAZ M21 prodhuar në 1960 dhe një GAZ M21 të prodhuar në 1965, ndërsa e treta " Lada Niva" është prodhuar në vitin 2009. Ai gjithashtu zotëron një rimorkio "Skif" të prodhuar në 1987.

Putin ka gjithashtu 10 llogari bankare me pak më shumë se 54 milionë rubla ose pothuajse 560 mijë euro dhe 230 aksione të PJSC Bank nga Shën Petersburg, të cilat kanë një vlerë totale prej rreth 25 euro.

Presidenti i Rusisë ka edhe një apartament në Moskë prej 154 metrash katrorë dhe një parking prej 18 metrash katrorë në Shën Petersburg, të cilin e shfrytëzon në mënyrë të pandërprerë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë njoftoi të hënën se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është regjistruar zyrtarisht si një nga kandidatët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen më 17 mars të këtij viti./ZËRI/

Poll

MOS HUMB