Bota

Lituania: Navalny u vra brutalisht nga regjimi i Kremlinit

Presidenti bjellorus Gitanas Nauseda tha se Perëndimi nuk ka bërë sa duhet për Ukrainën, e cila përballet me agresionin rus.

D.XH
Lituania: Navalny u vra brutalisht nga regjimi i Kremlinit
Gitanas Nauseda

LITUANI – Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda ka reaguar për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalny.

Nauseda tha se Navalny nuk ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, por se ka vdekur nga regjimi i Putinit. “Unë mendoj se regjimi në Moskë po i çon një sinjal shoqërisë ruse, duke i frikësuar ata. Regjimi rus po përpiqet të tregojë, se kushdo që e kundërshton, do të përballet me të njëjtin fat”, tha ai.

Udhëheqësi lituanez ka thënë gjithashtu se regjimi ka qenë brutral dhe agresiv dhe se BE duhet të marrë masa.

“Është e qartë se retorika e fortë nuk mjafton dhe ne duhet të marrim masa. Ne jemi tepër të ngadaltë dhe po bëjmë shumë pak për Ukrainën, që përballet me ofensivën ruse”, u shpreh lideri i Lituanisë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB