Bota

'Burgu i Ujkut Polar', turtura, dhunë barbare dhe qëndrim në -30 gradë! Vendi i 'ferrit' ku vdiq Navalny

Siç tha edhe një i burgosur, "Burgu i Ujkut Polar" nuk është vetëm fundi i botës siç e dinit, por fundi i vetë jetës.

E.K
'Burgu i Ujkut Polar', turtura, dhunë barbare dhe qëndrim
Alexei Navalny

RUSI- Karp është diçka si një qytet fantazmë, plot me ndërtesa të lyera me ngjyra të zbehta, të cilat strehojnë mbi 5000 banorë. Shumica prej tyre punojnë në "Koloninë nr. 3", e cila njihet më mirë si "Burgu i Ujkut Polar", për shkak të temperaturave shumë të ulëta që mbizotërojnë pothuajse përgjithmonë. Ndodhet gjashtëdhjetë kilometra larg Rrethit Arktik dhe pikërisht aty Alexei Navalny dha frymën e fundit, në rrethana ende të paqarta. Ai ishte transferuar atje në fund të dhjetorit të kaluar, me urdhër të Putinit dhe fati i tij u vulos përfundimisht në "Burgun e Ujkut Polar".

Mbijetesa për të burgosurit nuk është e lehtë në këtë “institucion të ferrit” të vuajtjes së dënimit siç është quajtur, me gardhe pesë metra të larta, metra pa fund tela me gjemba dhe kulla ku rojet vëzhgojnë çdo lëvizje të një të burgosuri. Qelitë në blloqe janë mjaft të ftohta dhe thuhet se marrin ngrohje minimale në këtë kasolle ruse ku dërgohen të dënuarit për krime të tmerrshme.

Pritja e të burgosurit përfshin një dush me ujë që i bëhet presion, por që befas pushon së rrjedhuri dhe më pas një grup prej 15 personash futen në dush dhe e rrahin rreth gjysmë ore. Grupi përbëhet nga gardianët e burgut dhe të burgosurit që gëzojnë disa "privilegje" të tilla! Kur mbaron mirëseardhja, ata e informojnë të burgosurin e ri se ai do të mund të vizitojë një mjek pas 15 ditësh dhe më pas do ta çojë në qeli.

Temperatura e jashtme në koloninë nr. 3 arrin deri në -37 ose më e ulëta. Gardianët “argëtohen” në dimër duke zgjedhur një të burgosur që ata e konsiderojnë thjesht “të padisiplinuar”, të cilit i kërkohet të vishet me rroba të lehta dhe të cilin e nxjerrin jashtë në -30 gradë Celsius. Ata e shikojnë atë për pesë orë përpara se ta fusin përsëri, të ngrirë deri në kockë, në një formë ndëshkimi që bëhet në mënyrë që të burgosurit "të padisiplinuar" të mësojnë se duhet t'i binden çdo urdhëri.

Ka metoda të tjera ndëshkimi në këtë IEVP të veçantë, burgosurit rrihen barbarisht dhe dënohen periodikisht. Nëse nuk mund t'i duroni të gjitha këto dhe mendoni për vetëvrasjen, më mirë mendoni përsëri pas incidentit që ndodhi nëntë vjet më parë në koloninë nr.3.

Ishte data 14 gusht 2015, kur një i burgosur nuk duroi dot torturat dhe preu kyçet me brisk pak pas mesnate, në një natë me borë dhe temperatura ishte -2 gradë Celsius. Kur rojet e gjejnë atë në mëngjes, ata tërbohen dhe të gjithë të burgosurit e tjerë në bllokun e tij dalin jashtë me asgjë përveç të brendshmeve dhe u jepet ujë i ngrirë.

Zërat e tyre nuk dëgjohen jashtë burgut, por edhe nëse dëgjohen askush nuk i kushton vëmendje, në një qytet me siguri të harruar nga Zoti dhe njerëzit. Siç tha edhe një i burgosur, "Burgu i Ujkut Polar" nuk është vetëm fundi i botës siç e dinit, por fundi i vetë jetës./ZËRI

Poll

MOS HUMB