Bota

Largohen dhe dy ministra të tjerë nga qeveria britanike

Gibb ka qenë ministër i arsimit për 13 vitet e fundit, duke shërbyer në tre raste të veçanta. Ai ka qenë në qendër të politikëbërjes konservatore të arsimit që nga viti 2005. O.Brien tha se ka bërë një punë të shkëlqyer, duke rritur performancën e shëndetësisë britanike.

F.m
Largohen dhe dy ministra të tjerë nga qeveria britanike
Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Nick Gibb dhe Neil O’brien janë dy ministrat e radhës që janë dorëhequr nga postet e tyre pas shkarkimit të Suella Braverman si Ministre e Brendshme. Gibb ka njoftuar se jep dorëheqjen si ministër i arsimit dhe si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

“Kam diskutuar marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe si rezultat e kam pyetur kryeministrin nëse mund të largohesha nga qeveria në riorganizim dhe ai ka rënë dakord,”- është shprehur ai.

Gibb ka qenë ministër i arsimit për 13 vitet e fundit, duke shërbyer në tre raste të veçanta. Ai ka qenë në qendër të politikëbërjes konservatore të arsimit që nga viti 2005.

O’brien nga ana tjetër u dorëhoq nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. O'Brien shkroi: "Ka qenë një privilegj të shërbeja në DHSC. Ekipi i shkëlqyer ministror dhe skuadrat [këshilltarët specialë] dhe disa zyrtarë fab. Por me kaq shumë gjëra që po ndodhin në vend, unë dua të fokusohem 100% në punën e zonës elektorale."

Qeveria britanike po reformohet. Gjithçka nisi me shkarkimin e Suella Braverman. Rishi Sunak, pas deklaratave të forta të Braverman, e cila kritikoi protestat pro-palestineze, duke i quajtur "turma pro-palestineze". Sunak e shkarkoi atë dhe e zëvendësoi me James Cleverly. Në zyrat qeveritare është parë dhe mbërritja e ish-kryeministrit David Camerun./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB