Bota

VIDEO/ Rikthehet David Cameron, emërohet ministër i Punëve të Jashtme

Cameron do zëvendësojë James Cleverly, i cili zuri vendin e Suella Braverman si Sekretare e Brendshme.

F.m
VIDEO/ Rikthehet David Cameron, emërohet ministër i Punëve
David Cameron

BRITANI E MADHE- David Cameron, ish-kryeministri britanik është emëruar Serkretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe. Cameron do zëvendësojë James Cleverly, i cili zuri vendin e Suella Braverman si Sekretare e Brendshme. Ish-kryeministri u përfol se do të zinte postin e Suella Braverman, si Ministër i Brendshëm. Sky News ka publikuar dhe një video, që tregon mbërritjen e Cameron në zyrat qeveritare. 

Deri më tani, asnjë ish-kryeministër nuk është rikthyer në kabinet si ministër. I fundit që e bëri këtë ishte Alex Douglas-Home, i cili u emërua sekretar i jashtëm nga Edward Heath në 1970, gjashtë vjet pasi humbi zgjedhjet e përgjithshme. 

Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapimjaft debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj.

Braverman mbahet mend dhe për mënyrën se si është shprehur për emigrantët shqiptarë. Ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’ që hapi një valë debate në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Poll

MOS HUMB