Bota

U shkarkua nga posti, Braverman: Do flas në kohën e duhur

Braverman tha se do të flasë më gjatë kur të jetë koha e duhur.

k.m.
U shkarkua nga posti, Braverman: Do flas në kohën e duhur
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Suella Braverman, e cila u shkarkua nga posti i sekretares së shtëpisë pak më parë, ka reaguar shukurtimisht në lidhje me largimin e saj. Braverman u shpreh se ndihej e privilegjuar që ka shërbyer si sekretare e Brendshme, por nuk komentoi më gjatë për shkarkimin e saj. Ajo tha se do të flasë më gjatë kur të jetë koha e duhur.

Në një deklaratë, Braverman tha: Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur.

Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapi debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj.

 

Poll

MOS HUMB