Bota

Shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman

k.m.
Shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar,
Suela Braverman

BRITANI E MADHE- Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar. Sharkimi i saj vjen pasi ka kritikuar protestat pro-Palestinës, shkruan The Guardian. Braverman u shkarkua nga detyra nga Kryeministri Rishi Sunak dhe nuk iu dha asnjë post tjetër.

Javën e kaluar ajo shkroi një artikull në gazetë që kritikoi trajtimin e Policisë Metropolitane të një marshimi të diskutueshëm pro-palestinez për Ditën e Armëpushimit. Braverman akuzoi efektivët blu se protestuesit agresiv të krahut të djathtë nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro-palestineze përgjatë protestave të tyre. Kryeministri Rishi Sunak u vu nën presion për të vepruar pasi Braverman u akuzua për minimin e pavarësisë operacionale dhe besimit të publikut te policia. 

Shkarkimi vjen pasi pesë partitë opozitare kërkuan publikisht largimin e saj nga detyra pasi Downing Street tha se artikulli i Times, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Braverman humbet punën e sekretares së brendshme, pasi ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss duke thyer kodin ministror. 

Poll

MOS HUMB