BRITANI E MADHE- Suella Braverman është zëvendësuar me James Cleverly në postin e Ministres së Brendshme. Ky është vendimi i marrë nga kryeministri Rishi Sunak. Cleverly më herët mbante postin e sekretarit të jashtëm. Fillimisht u përfol për rikthimin e ish-kryeministrit David Camerun, por siç duket emri që ka zgjedhur Sunak, është krejt tjetër. Cleverly në komentet e tij të para për gazetarët si sekretar i ri i Brendshëm, ka thënë se do të fokusohet në ndalimin e varkave me emigrantë dhe mbajtjen e njerëzve britanikë të sigurt.
"Është nder të emërohesh si sekretar i Brendshëm. Qëllimi është i qartë. Detyra ime është t'i mbaj të sigurt njerëzit në këtë vend. Si Sekretar i Jashtëm kam punuar shumë me kolegët e mi në Ministrinë e Brendshme, duke goditur emigracionin ilegal, duke reduktuar numrin e mbërritjeve të varkave të vogla dhe tani si sekretar i brendshëm jam absolutisht i përkushtuar që të ndaloj varkat e emigrantëve siç premtuam, por gjithashtu duke u siguruar që të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar të ndihen të sigurt dhe të sigurt duke kryer punët e tyre të përditshme, duke e ditur se qeveria është këtu për t'i mbrojtur ata",-tha Cleverly.
Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapi mjaft debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj. Braverman mbahet mend dhe për mënyrën se si është shprehur për emigrantët shqiptarë. Ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’ që hapi një valë debati në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama./Zëri.ai