
BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka ndarë detaje para nisjes së raundit të ri të bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel këtë të enjte. Sipas tij, BE nuk negocion në mënyren “merre ose lëre”.
Miroslav Lajçkak: Ne nuk negociojmë në mënyrën ‘Merre ose lëre’, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar.
Sa i përket pritshmërive për dialogun, Lajçak tha për Kanal 10 se ato janë të larta.
Miroslav Lajçak: Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara.
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të priten veç e veç në Bruksel nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Në takime do të jetë i pranishëm edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili, po ashtu, do t’i informojë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për gjendjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi./Zëri.ai