Bota

Shkon mbi 7 mijë numri i të vdekurve në Gaza, mes tyre shumë fëmijë

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se numri i të vdekurve nga bombardimet e Izraelit ka tejkaluar 7000. Shumë prej tyre, 2913, janë fëmijë.

D.XH
Shkon mbi 7 mijë numri i të vdekurve në Gaza, mes tyre shumë
Bombardime ne Gaza

GAZA- Ministria e Shëndetësisë në Gaza , e cila drejtohet nga Hamasi, ka bërë përditësimet në viktima, gjatë 24 orëve të fundit.

Institucionet shëndetësore në enklavë njoftuan se numri i viktimave në Gaza, nga nisja e sulmeve izraelite, ka shkuar mbi 7000.

“Numri i viktimave në enklavë ka shkuar 7028. Nga viktimat, 2913 janë fëmijë, 1709 janë gra dhe 397 janë të moshuar.

Izraeli kreu 43 ‘masakra’ orët e kaluara, duke vrarë 481 njerëz. Shumica prej të vrarëve ishin zhvendosur në Gazën jugore”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Palestinës.

Nga ana tjetër, më tepër se 1400 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e Hamasit në Izrael.

Hamasi sulmoi fillimisht Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Nga sulmet e të dyja palëve, më tepër se 8400 njerëz kanë humbur jetën./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB