Bota

Ministrja spanjolle: Netanyahu, jashtë kontrollit! Sanksione izraelit

Ione Belarra sugjeroi katër pika që vendet europiane mund të bëjnë sot për të ndaluar gjenocidin në Palestinë.

F.I
Ministrja spanjolle: Netanyahu, jashtë kontrollit! Sanksione izraelit
Ione Belarra

SPANJË-Ministrja spanjolle për të Drejtat Sociale dhe njëkohësisht liderja e partisë Podemos, Ione Belarra, ka komentuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

“Netanyahu, në krye të shtetit të Izraelit, është krejtësisht jashtë kontrollit. Ai e shpalli OKB-në të padëshirueshme. Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë së mbështeturi dhe ta kundërshtojë atë. E përsëris: sanksione ekonomike dhe një embargo armësh”, shkruan Ione në platformën “X”.

Gjithashtu Belarra më pas publikoi një video në të cilën sugjeron “katër gjëra që vendet europiane mund të bëjnë sot për të ndaluar gjenocidin në Palestinë”: Së pari, të prishin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit.

Së dyti, vendosni sanksione të forta ekonomike si ajo që u bë me Putinin”, vazhdoi ajo.

“Së treti, vendosni një embargo armësh.

Së katërti, siç u bë edhe në rastin e luftës në Ukrainë, sillni Netanyahun dhe të gjithë liderët politikë përgjegjës për bombardimin e popullsisë civile në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

 

Poll

MOS HUMB