Bota

Kurti përshëndet sulmin e SHBA në Venezuelë, thirrja për Trump: Shihni aktorë të caktuar në rajon…

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti e cilëson mbajtjen përgjegjës të aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave si “thelbësor për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”.

zh.ll
Kurti përshëndet sulmin e SHBA në Venezuelë, thirrja
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e plotë të Kosovës për operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti e cilëson mbajtjen përgjegjës të aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave si “thelbësor për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”.

"Cenimi i vlerave demokratike perëndimore", sipas Kurtit shtrihet edhe në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, duke theksuar nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë. Pa përmendur emra konkretë, Kurti thekson se aktorët rajonalë synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.

Postimi i Kurtit:

Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake./ZËRI

Poll

MOS HUMB