Bota

Dialogu në Bruksel! Kurti: Ne e pranuam draftin, Serbia s'firmosi. Vuçiç: S'e njoh Kosovën!

Në deklaratë thuhet se Kurti ka qenë dakort për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve por presidenti serb Aleksdandër Vuçiç ka qenë kundër. 

d.xh e.k
Dialogu në Bruksel! Kurti: Ne e pranuam draftin, Serbia s'firmosi.
Albin Kurti, Aleksandër Vuçiç, Emmanuel Mcron, Georgia Meloni dhe Olaf Scholz

BRUKSEL- Qeveria e Kosovës ka ndarë detaje në lidhje me takimin e zhvilluar këtë të enjte në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. Në deklaratë thuhet se Kurti ka qenë dakort për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve por presidenti serb Aleksdandër Vuçiç ka qenë kundër. 

Dialogu në Bruksel! Kurti: Ne e pranuam draftin, Serbia s'firmosi.
Albin Kurti

Qeveria e Kosvës: Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023.

Më tej, thuhet Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Po ashtu, përsëriti kërkesën për sanksione ndaj Serbisë. 

Qeveria e Kosvës: Kryeministri Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë. Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponzorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin.

Deklarata e plotë:

Republika e Kosovës e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023. Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa. Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata për rolin, angazhimin dhe kontributin për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë. Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponzorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin. Kryeministri Kurti potencoi që Kosova është kampion në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, gjë që është konstatuar edhe nga organizata prestigjioze ndërkombëtare Ëorld Justice Project. Grupi paramilitar terrorist i Milan Radoicic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, ku do të kishte një gjykim të drejtë dhe fer, aq më tepër kur dihet se sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe proceset gjyqësore monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX. Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023. Për progresin demokratik dhe ekonomik të saj, Kryeministri Kurti tha që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, pra edhe bashkimin e pesë shteteve të mbetura të Bashkimit Evropian me shumicën prej 22 sosh, në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq siguria e kufijve për Kosovën, bashkë me sigurinë kolektive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngriten cilësisht nëpërmjet Marrëveshjes për Partneritet për Paqe me NATO-n drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike. Në fund të takimit, Kryeministri Kurti tha: Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin.

Dialogu në Bruksel! Kurti: Ne e pranuam draftin, Serbia s'firmosi.
Aleksandër Vuçiç

Nga ana tjetër, Vuçiç ka theksuar se është e vështirë të zhvillohen bisedime në të njëjtin nivel me ata që vendosën për pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, çdo gjë do firmoset prej tij, veç nënshkrimit të pavarësisë "de facto/jure" të Kosovës.

"Ne kemi folur në takime për të gjitha temat kryesore dhe Serbia ka thënë qartë se dëshiron t'i zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Gjithmonë e kemi theksuar vetëm një gjë, atë që po e përsërisim prej 10 vitesh, që Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, as pavarësinë e Kosovës. Jemi gati për formimin e Asosacionit, në përputhje me propozimet që kemi marrë, por më duket se sot të gjithë e kanë të qartë, pavarësisht nga të gjitha marifetet, por nuk bëhet fjalë për nënshkrim, por për zbatimin e marrëveshjes. Nuk mund të flas për detaje, deri më tani nuk ka për të dalë asnjë detaj. Edhe kjo ishte pjesë e marrëveshjes. Sa herë që i referoheni Kartës së OKB-së, Rezolutat e OKB-së, siç e shihni në rastin e Izraelit dhe Palestinës, të gjithë i referohen OKB-së. Por kur është fjala për Serbinë, ata duan të largohen nga OKB-ja dhe Karta e OKB-së. Prandaj pozita e Serbisë është e vështirë dhe nuk mendoj se do të jetë më e lehtë në të ardhmen. Ne do të luftojmë për mbijetesë, e mbajmë Rezolutën 1244 dhe respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Kur dikush është serioz, nuk mund të marrë vendime në emër të BE-së apo SHBA-së. Nuk më keni dëgjuar kurrë të bëj thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër Prishtinës apo Sarajevës. Nuk e kam bërë kurrë këtë. Së pari, sepse unë jam një burrë i denjë. E nga ana tjetër, kur merren vendimet për sanksione, atëherë hyjmë në një atmosferë të keqe nga e cila nuk është e lehtë të dalësh. Gjithçka që kemi nënshkruar tashmë, që është Marrëveshja e Brukselit, duhet të zbatohet. Ajo u nënshkrua nga të dyja palët, si dhe nga pala e tretë, përfaqësues të BE-së. Është nënshkruar, dhe duhet të përmbushet. Jemi gati të përmbushim gjithçka, përveç asaj që do të na çojnë në njohjen de facto ose de jure të Kosovës. Kosova. E thashë këtë dhe e përsërita tri herë sonte,"-theksoi Vuçiç para mediave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, biseduan këtë të enjte datë 26 tetor në Bruksel, por jo me njëri-tjetrin! Të dy kanë zhvilluar takime të ndara me zyrtarë europiane. Gjithçka ndodhi në margjinat e samitit të Këshillit Evropian. Përveç zyrtarëve të BE-së, Joseph Borell, Charles Michel dhe Miroslav Lajçak, Vuçiç dhe Kurti biseduan edhe me të ashtuquajturën "Treshja e Madhe", liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë; Emmanuel Macron, Olaf Scholtz dhe Giorgia Meloni. Takimet u zhvilluan në një hotel, shumë pranë selisë së BE-së. 

REAGIMET NGA DIPLOMATËT E BASHKIMIT EUROPIAN:

Miroslav Lajçak: Kam pritshmëri të mëdha, të bëjmë përparim. Ne nuk po negociojmë më në mënyrën “merre ose lëre”: Ky duhet të jetë një pajtim mes dy palëve në të cilin ne i ndihmojmë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi se takimet janë vazhdimësi e procesit, që nisi javën e kaluar, kur pesëshja diplomatike, takoi Kurtin dhe Vuçiç në Prishtinë dhe Beograd. Por as ai nuk ka mësuar më shumë. 

Joseph Borrell: Erdha vonë sepse erdha prej një takimi tjetër me Kosovën dhe Serbinë…Kur jemi te Kosova dhe Serbia, puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. S’ka zgjidhje tjetër, ajo shkon përmes dialogut.

Charles Michel: Me Josep Borrell dhe kolegët e BE-së takuam kryeministrin Albin Kurti dhe më pas presidentin Aleksandër Vuçiç. De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor.

Edhe pse në Shqipëri, duket se kryeministri Edi Rama është interesuar edhe menjëherë ka nxituar që të përgëzojë kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së. Takimet e sotme Rama i ka cilësuar si moment historik dhe të rëndësishëm. Megjithatë është treguar i kujdesshëm dhe nuk e ka nxjerrë "burimin" që e ka informuar lidhur me bisedimet. 

Edi RamaE përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të avancuar me vendosmëri drejt zgjidhjes debllokuese të ASM-së përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme. Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm. Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme. Rajoni ynë meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve.

Pas përfundimit të takimit ka reaguar dhe kryeministrja e Italisë Georgia Meloni. Për mediat, Meloni tha se Italia, Franca dhe Gjermania po mundohen që të bëjnë hapa përpara sa i përket dialogut. Këtë kërkesë, Meloni ia kanë përsëritur liderve të Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu kryeministrja italiane shprehet se pret që këtë të enjte të ketë zhvillime pozitive sa i përket dialogut. 

Georgia Meloni: Pak më parë ne ishim të angazhuar në një tjetër le të themi një skenar tjetër kritik që është se mes Serbisë dhe Kosovës. Po mundohemi të gjejmë një zgjidhje në bazë të qartë të punës Itali, Francë, Gjermani nga Bashkimi Evropia. Po përpiqemi të bëjmë hapa përpara dhe u kemi kërkuar të dy liderëve të ndërmarrin hapa përpara në lidhje me zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të hartuara së bashku në vitet e kaluara në muajt e kaluar, do të shohim se si do të shkojë gjatë ditës, shpresojmë të bëjmë disa hapa përpara.

Ky proces që synon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së. Palët arritën dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por shumë prej tyre nuk u zbatuan kurrë. Një nga to është edhe ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Edhe pse ka marrëveshje nga viti 2013 për të, zyrtarët në Prishtinë thonë se e tillë siç është, do të ndikonte keq në funksionalitetin e shtetit dhe kanë dalë me disa propozime të tjera për rregullimin e çështjeve të komuniteteve pakicë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB