
SEUL- Një burrë nga Koreja e Jugut është dënuar me një vit e dy muaj burg për shkrimin e një poezie në vitin 2016, tek e cila lëvdonte Korenë e Veriut. Burri, i paidentifikuar me emër por në të 60-at e tij, u akuzua për shkelje të Aktit të Sigurisë Kombëtare, e cila ndalon përpjekjet për të "lavdëruar, nxitur ose shpërndarë" materialet lidhur me fqinjët e tyre.
Një zyrtar i gjykatës së Seulit nuk pranoi të shtjellonte më tej rastin.
Burri u akuzua se kishte hyrë në Uriminzokkiri - një faqe interneti e kontrolluar nga shteti në Korenë e Veriut - dhe kishte dorëzuar një poezi në vitin 2016 që lavdëronte bashkimin nën regjimin e Koresë së Veriut. Ai argumentoi se nuk do të kishte probleme strehimi dhe punësimi nën një sistem socialist të stilit të Koresë së Veriut.
Burri ishte dënuar më parë për shkelje të Aktit të Sigurisë Kombëtare në një rast të veçantë./Zëri