Bota

Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Mësohet se 9 deputetë të pranishëm votuan në favor dhe asnjë kundër, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në seancën plenare të Kuvendit.

zh.ll
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për ndryshimin e
pamje-komisioni

KOSOVË- Komisioni parlamentar për Legjislacion në Kosovë ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mësohet se 9 deputetë të pranishëm votuan në favor dhe asnjë kundër, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në seancën plenare të Kuvendit. Tashmë, pritet që projektligji pritet të kalojë tani në seancën e Kuvendit, e cila ka nisur në orën 09:00. 

Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, vetëm pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 16 shtator./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB