Bota

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës

Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit të Republikës së Kosovës nga Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

M.K.
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës
Justina Shiroka Pula

KOSOVË- Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën si Presidente e Republikës së Kosovës, gjatë një ceremonie shtetërore të zhvilluar në Prishtinë.

Kalimi i detyrës u formalizua gjatë ceremonisë së inaugurimit, ku ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu i dorëzoi Shiroka-Pulës Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë shtetërore morën pjesë kryeministri Albin Kurti anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të partive politike parlamentare ish-presidentë të Kosovës, drejtues institucionesh, ambasadorë dhe familjarë të Presidentes së re.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit të Republikës së Kosovës nga Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shiroka-Pula u zgjodh Presidente në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua të martën dhe përfundoi në orët e para të së mërkurës.

Në raundin e parë të votimit ajo mori 81 vota duke siguruar zgjedhjen në përfundim të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës./ZËRI

Poll

MOS HUMB