Bota

Jo vetëm Shqipëria, çmimet e karburanteve rriten edhe në Kosovë, nafta arrin në 1.60 euro

Nafta diesel ka arritur deri në 1.60 euro për litër ndërsa benzina nga 1.27 deri në 1.39 euro.

F.I
Jo vetëm Shqipëria, çmimet e karburanteve rriten edhe në
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Çmimet e naftës në të gjitë botën po përballen me një rritje kohët e fundit, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Fadil Berjanit, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës në një intervistë për mediat e vendit, deklaroi se se nafta diesel ka arritur deri në 1.60 euro për litër ndërsa benzina nga 1.27 deri në 1.39 euro.

Sipas tij, tregu ka qenë i qëndrueshëm për rreth tre muaj, por tensionet në Lindjen e Mesme po ndikojnë në çmimet globale të naftës dhe kjo reflektohet edhe në Kosovë. Ai u shpreh se tregu i derivateve është ende i stabilizuar, por situata globale, si konflikti në Iran dhe tensionet në ngushticën e Hormuzit, rrezikon furnizimin.

“Arsyet e rritjes së çmimeve të naftës janë lufta në Iran, rritja e tensioneve, rreziku për ndërprerje të prodhimit dhe problemet në ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë. Çdo problem në atë koridor reflektohet në tregjet globale dhe reflekton edhe te ne në Kosovë. Nëpër këtë koridor më parë kanë kaluar me qindra anije në ditë, por tani nuk kalojnë më shumë se 4 deri në 5 në ditë, dhe ato me rrezikshmëri të madhe”, tha ai.

Megjithatë Berjani tha se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, sepse në Kosovë ka mjaftueshëm derivate duke shtuar se në këto kohë krizash në Iran, qytetarët në Kosovë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në rajon./ZËRI

Poll

MOS HUMB