
TURQI- Shumë prej iranianëve, po qëndrojnë në një hotel në qytetin Van të Turqisë, i cili ndodhet 96 km larg kufirit iranian.
“Jemi shumë të zemëruar,”- thotë një grua për BBC.
“Donald Trump mendon se është një superfuqi dhe se mund të bëjë çfarë të mundet”, thotë ajo, përpara se të pyesë “pse askush nuk mund ta ndalojë Izraelin dhe SHBA-në”.
Ajo mbërriti nga Teherani këtë mëngjes për të shoqëruar vajzën e saj e cila po fluturon për në Kanada.
“Mendoj se njerëzit janë vërtet të shqetësuar dhe në panik sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në vend,”- shton vajza e saj 26-vjeçare.
Një tjetër burrë tha: Jam i trishtuar që nuk po mbaron.
Mendoi se do të qëndronte në Turqi vetëm “për një kohë të shkurtër”, por tani duket se do të qëndrojë këtu për një kohë “të gjatë”.
Ai thotë se ka një biznes në Teheran dhe po "numëron ditët" për t'u rikthyer në të.
"Mund të përballoj vetëm dy ose tre javë të tjera jashtë dhe pastaj do të më mbarojnë paratë. Jam shumë i shqetësuar tani."
Majdi, një student 28-vjeçar që mbërriti në qytetin Van të Turqisë nga Irani thotë se tani janë të shqetësuar se mund të mos jenë në gjendje ta shohin familjen e tyre, e cila mbetet në Iran.
"Kjo është diçka për të cilën mendoj vazhdimisht,”- thotë ai.