
António Costa
TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i është bashkuar thirrjeve të përhapura për qetësi pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit .
Costa, në një postim në X , tha se ishte “thellësisht i alarmuar” pas bombardimeve të natës.
Ai tha: “U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore.”
“Diplomacia mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe siguri në rajonin e Lindjes së Mesme. Shumë civilë do të jenë përsëri viktima të një përshkallëzimi të mëtejshëm.
“BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me palët dhe partnerët tanë për të gjetur një zgjidhje paqësore në tryezën e negociatave.”
Poll