
SHBA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se kriza në Iran rrezikon “ta përfshijë rajonin dhe botën në luftë”.
Presidentja e saj, Mirjana Spoljaric, tha: “Intensifikimi dhe përhapja e operacioneve të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme rrezikon të përfshijë rajonin - dhe botën - në një luftë me pasoja të pakthyeshme.”
Ajo shtoi se civilët nuk duhet të jenë në shënjestër dhe mjekët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të sigurt.
Spoljariç tha se delegacionet në Iran dhe Izrael po mobilizojnë ekipe dhe furnizime. Megjithatë, ajo shtoi: “Asnjë përgjigje humanitare nuk mund të zëvendësojë vullnetin politik për t'i dhënë përparësi paqes, stabilitetit dhe jetës njerëzore.”