
GAZA - Që nga dita kur Izraeli pushtoi Rripin e Gazës, Forcat e tij të Armatosura e kanë akuzuar Hamasin për përdorimin e spitaleve të enklavës si strehë dhe civilët që janë strehuar në to, se i përdor si mburoja njerëzore.
Madje, zyrtarët izraelitë kanë thënë shpesh se Hamasi kryen dhe sulme vetë dhe ia vë fajin për to ushtrisë së Izraelit.
Sot, këtë të hënë 13 nëntor, ushtria izraelite publikoi një video për të mbështetur pretendimet e tyre, pasi pamjet tregojnë një burrë që mban një raketëhedhëse, ndërsa qëndronte në hyrje të spitalit Al Quds.
What could these Hamas terrorists possibly be doing with an RPG at the Quds Hospital? pic.twitter.com/Ajpnz0Hf4Q
— Israel Defense Forces (@IDF) November 13, 2023
Sipas forcave izraelite, ai është pjesëtar i Hamasit. Në videon, e cila është xhiruar nga një dron i ushtrisë izraelite, duket teksa agresori lëviz me raketahedhës afër spitalit. Ushtria izraelite shtron pyetjen: Çfarë mund të ketë bërë ky burrë i armatosur rëndë pranë spitalit?
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 11500 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/