Bota

Ç'ndodhi?! Truprojat e mbesës së Biden qëllojnë 3 persona

Agjentët e ngarkuar me mbrojtjen e Naomi Biden ishin me të në lagjen Georgetown të ​​dielën, kur panë tre persona të thyenin dritaren e mjetit tip "SUV" të parkuar.

k.m.
Ç'ndodhi?! Truprojat e mbesës së Biden qëllojnë
Naomi dhe Joe Biden

SHBA- Agjentët e Shërbimit Sekret që mbronin mbesën e presidentit amerikan Joseph Biden hapën zjarr pasi tre persona u përpoqën të hynin në një automjet të Shërbimit Sekret në Uashington. Agjentët e ngarkuar me mbrojtjen e Naomi Biden ishin me të në lagjen Georgetown të ​​dielën, kur panë tre persona të thyenin dritaren e mjetit tip "SUV" të parkuar.

Edhe pse kishte të shtëna me armë zjarri, askush nuk u lëndua. Sipas mediave të huaja, tre të dyshuarit janë larguar me veturë të kuqe dhe për ta është lëshuar fletarrest. Por emrat e tyre nuk i kanë bërë me dije, pasi nuk duan të zbulojnë detaje nga hetimet. 

Mediat amerikane raportojnë se Uashingtoni ka shënuar një rritje të numrit të makinave të vjedhura këtë vit, ndaj ka shumë gjasa që grabitësit mos ta dinin fare se mjetin e kujt personazhi po tentonin të grabisnin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB