Bota

Hajdutë...por finë!

Grabitja ndodhi të shtunën pranë Reims, në zemër të rajonit të Shampanjës, ku kamionët u raportuan të vjedhur.

k.m.
Hajdutë...por finë!
Foto ilustruese

PARIS- Hajdutët në Francë kanë vjedhur dy kamionë me shampanjë përpara se t'i kapte Policia. Shishet që ata kishin vjedhur kishin vlerën e 600,000 eurove. Grabitja ndodhi të shtunën pranë Reims, në zemër të rajonit të Shampanjës, ku kamionët u raportuan të vjedhur.

Oficerët e Policisë ishin në gjendje të lokalizonin automjetet, të cilat ishin të pajisura me pajisje gjurmuese dhe bënë ndjekje në autostradën A4 midis Reims dhe Parisit. Më në fund shampanja u gjet, por hajdutët arritën të shpëtonin.

Sipas gazetës Le Parisien, dërgesat përbëheshin nga shishe Moët & Chandon, markat më të njohura të shampanjës.

Kamionët u gjurmuan në A4 pranë Pontault-Combault, rreth 20 km (12 milje) nga qendra e Parisit, të shtunën. Në ndjekje të tyre u vendosën dy makina policie. Por kur e kuptuan që nuk kishin rrugëdalje, braktisën kamionët dhe u larguan në drejtim të paditur.

Ndërsa shishet e shampanjës u gjetën të gjitha të paprekura dhe të padëmtuara, ndonëse u tronditën pak./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB