Bota

Sunak e shkarkoi si ministre, Maclean: Jam e zhgënjyer

Kryeministri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar ministres së strehimit Rachel Maclean të japë dorëheqje. Ajo tha se vendimi i kryeministrit i duket zhgënjyes.

D.XH
Sunak e shkarkoi si ministre, Maclean: Jam e zhgënjyer
Ministrja Rachel Maclean dhe kryeministri Rishi Sunak

LONDËR - Kryeministri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar Rachel Maclean të japë dorëheqjen si ministre e strehimit, si pjesë e riorganizimit të kabinetit të tij.

Maclean postoi një deklaratë në X duke konfirmuar largimin e saj.

"Më është kërkuar të largohem nga roli im si ministre e strehimit. E zhgënjyer dhe mezi prisja të prezantonim në komision projekt-ligjin e reformës së qiramarrësve nesër dhe më vonë Projektligjin për qiranë dhe pronësinë e lirë. Ishte një privilegj të mbaja këtë pozicion dhe i uroj suksese pasuesit tim”, shkroi Maclean.

Zonja Maclean u emërua në këtë rol më 7 shkurt 2023 dhe më parë shërbeu si ministre e Drejtësisë midis 7 shtatorit dhe 28 tetorit 2022.

Sunak filloi një riorganizim më herët sot, pasi shkarkoi sekretaren e Brendshme Suella Braverman.

Kur të emërohet një ministër i ri i strehimit, ai do të bëhen personi i 16-të që do të mbajë këtë post, që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010.

Sekretari i nivelit të lartë, Michael Gove, ka shprehur mbështetjen e tij për zonjën Maclean, duke ndarë një mesazh të postuar nga sekretarja e biznesit Kemi Badenoch.

Badenoch i tha zonjës Maclean se ishte ministre e shkëlqyer. "Ju ishit një ministre e shkëlqyer, gjithmonë e vëmendshme ndaj deputetëve dhe zgjedhësve të tyre dhe morët një detyrë shumë të ndërlikuar”, shkroi ajo.

Braverman u shkarkua pas kritikave që mori pas një artikulli të publikuar në Times. Ajo kritikoi protestat pro-Palestinës, duke i quajtur "turma pro-palestineze", term që hapi mjaft debat. Këtë mëngjes, Sunak mori dhe vendimin për shkarkimin e saj. Braverman mbahet mend dhe për mënyrën se si është shprehur për emigrantët shqiptarë. Ilegalët që mbërrinin në Mbretërinë e Mashkuar me gomone, Braverman i konsideroi ‘pushtues’ që hapi një valë debati, në të cilin u përfshi dhe vetë kryeministri Edi Rama./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB